Ihlan Omar do të jetë femra e parë muslimane për t’i shërbyer Parlamentit Somali-Amerikan, raporton Star-Tribune, transmeton lajmi.net
“Është fillimi i diçkaje të re”, thotë Omar. “Ky vend e ka trashëgiminë e të bërit histori. Jam e ngazëllyer për vlerat tona progresive dhe të qenurit në gjendje të jemi në Kapitol, duke prezentuar njerëzit e ndryshëm të populllit tim, të jem fituese me ta dhe për ta.”
Omar është një muslimane amerikane, 34 vjeçare. Ajo vesh hixhab dhe presenton tashmë të ardhmen e Minnesotës: një shtet urban, multietnik dhe shumë racor.
Udhëheqësi i pakicës “House”, Paul Thissen tha se fitorja e saj “tregon diçka të rëndësishme për të ardhmen e Minessotës, dhe domethënien e të qenurit Minnesotan.”
Sipas Star Tribune, Omar është drejtoreshë e politikave në Rrjetin Organizativ të Grave, një grup që mbron gratë afrikane të cilat kërkojnë pozita udhëheqëse.