“Ik shpejt, se jemi policia” – Babai i Renis Dobrës rrëfen çfarë i thanë autorët kushëririt pak para rrëmbimit dhe vrasjes


Rifat Dobra, babai i 23-vjeçarit Renis Dobra që u vra më 8 korrik në Mat, ka dhënë një dëshmi të rëndësishme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku ka treguar momentet e fundit para zhdukjes së të birit dhe rolin që luajti nipi i tij në zbardhjen e parë të dyshimeve.

Sipas Rifatit, rreth orës 21:36 ai kishte komunikuar për herë të fundit me Renisin, i cili i kishte thënë:

Babi, po nisem për në shtëpi.”

Por vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 22:00, nipi i tij pa makinën e Renisit duke u ndjekur nga një tjetër automjet. Ai u afrua për të parë çfarë po ndodhte, por personat që ndodheshin në makinën tjetër i thanë:

“Ik shpejt, se jemi policia.

Menjëherë pas kësaj, nipi telefonoi Rifatin dhe i tha se “Renisin e kapi policia”. Babai u nis me urgjencë drejt komisariatit në Burrel, por aty iu tha se nuk ishte arrestuar asnjë person me emrin Renis Dobra.

Ditën e martë për herë të fundit folëm në orën 21:36 minuta. Më tha babai jam t’u u nis për shtëpi. Kishte qenë në qytetin e Burrelit. 5 kilometra është distanca nga qyteti te shtëpia jonë.

Nipi im më telefonoi në orën 22 e 2 ose e 3 minuta dhe më tha daj ku je. Më tha shpejt se ka kap Renin policia. Edhe unë menjëherë kam dal dhe jam nis drejt Burrelit, se e kanë kap policia dhe u paraqita te dega dhe aty thashë më keni kap Renin, çunin me makinë. A ka ardh këtu? Jo tha, s’kam njeri këtu. Edhe më tha mua merr 129. I mora dhe më thanë prit.

Nipi e kishte parë për herë të fundit rreth orës 22 Renisin dhe personat që e kishin monitoruar dhe e ndiqnin. Nipi ka pa makinën time…Personat që po e ndiqnin Renisin i thanë janë policia. I kishin thënë largohu se jemi policia “ish shpejt se jemi policia” – rrëfeu babai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme