IKMT zhvendoset në Radhimë/ Prishen një lokal dhe një hotel trekatësh, irritohen pronarët italianë: Do ta çojmë deri në fund! (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të hënë prishjen e objekteve në bregdet, ndërsa është ndalur në zonën e Radhimës. Të shoqëruar nga forca të shumta policie, IKMT ka ndërhyrë në një lokal dhe një hotel trekatësh në këtë zonë.


Sipas IKMT, ndërhyrja po bëhet në të gjitha ato objekte, të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit, ndërsa shton se ndërhyrja e sotme ka hasur në kundërshtimin e pronarëve të hotelit.

Këta të fundit, mësohet se janë ende në proces legalizimi dhe për këtë është hapur edhe një proces gjyqësor me IKMT-në, e cila disponon edhe dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Hoteli në fjalë është dhënë prej dhjetorit të vitit të kaluar me qira ndaj një shtetaseje italiane. Pronarët e hotelit pretendojnë se janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë, saktësisht ditën e premte, duke mos i dhënë atyre kohën e mjaftueshme për të marrë masat për t’u zhvendosur.

Ndërkohë, shtetasit italianë, të cilët kanë investuar në këtë pronë, deklaruan se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund, duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme