
Çdo vit kur festohet Kryengritja e Ilindenit, qytetarët kujtojnë talljen që i kishte servuar aso kohe Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti. E si mund të harrohet zgjidhja që ishte ofruar për emrin e ri kushtetues.
“Republika e Maqedonisë së Ilindenit është kompromisi i mundshëm me Greqinë. Në anglisht Republic of Ilinden Macedonia. Në shqip, Republika Ilinditase e Maqedonisë”, pati deklaruar Zoran Zaev, Ish kryeministër (19.05. 2018).
Para se Zaev ta bënte atë publike si konsensus mes liderëve, zyrtarë të BDI-së, përkatësisht Bujar Osmani në cilësinë e Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane e kishte zyrtarizuar këtë emër.
Njëjtë kishte vepruar edhe Artan Grubi, duke e paraqitur zgjidhen si fakt të kryer. Edhe pse dy ditë më pas, përmes një qëndrimi në rrjetet sociale kishte shkruar se kjo zgjidhje vështirë të kalon në Greqi dhe për këtë arsye ekziston mundësia që të bie poshtë si opsion.
Sado që BDI dhe Zaev kishin tentuar që shqiptarëve tua shisnin sapunin për djathë, Katendra e Gjuhës Shqipe në Shkup, njohësit e gjuhës dhe komuniteti akademik e kishte kundërshtuar ashpër propozimin dhe përkthimin e tij skandaloz. Megjithëse BDI u tërhoq duke mos bërë zë, njëjtë sikur ishte tërhequr nga stema me luan, për të cilin pretendonte se kishte simbole shqiptare dhe ishte e pranueshme për shqiptarët. Apo për ta precizuar, BDI ishte tërhequr nga propozimi njëjtë sikur u tërhoq nga ideja e ndryshimit të përmbajtjes së himnit të Maqedonisë së Veriut në të cilin pretendonte të fuste motive edhe të bashkësive tjera etnike, jo vetëm të shqiptarëve./Alsat.mk




