Ilir Deda tregon se si presidenti Thaçi po e manipulon popullin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke aluduar në veprimet e tij të fundit, për lirimin nga burgu të tre të dënuarve për vrasje, dhe përpjekjeve për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Sipas Dedës, këto veprime çojnë në suspendimin e shtetësisë së Kosovës, dhe se nuk janë as kushtetuese as ligjore.

Gjithashtu, ai theksoi se prishja me shtete mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar.

Ky është komenti i tij i plotë:

Manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i Kryetarit të Kosovës. Veprimet politike që rezultojnë me suspendimin e shtetësisë së Kosovës nuk janë as kushtetuese as ligjore. Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë. Është vepër penale – edhe për deputetët, Qeverinë dhe vet Kryetarin. Ndërsa, prishja me shtetet e pakta mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme