Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar sot Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, duke shprehur mirënjohje të thellë për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë.
“Historia jonë duhet të mbetet udhërrëfyes në çdo hap që ndërmarrim, në mënyrë që të mos harrojmë kurrë se nga kemi ardhur dhe kujt i jemi falë për lirinë që e gëzojmë edhe sot”, ka shkruar Ferati.
Në përfundim të mesazhit të tij, ai u shpreh se 12 Prilli duhet të shërbejë si një ditë reflektimi dhe nderimi për të gjithë dëshmorët e Istogut, duke theksuar se lavdia e tyre është e përjetshme.



