Ilir Luma: Dy kryetarët mund të kthehen në sfidë për funksionimin e VLEN-it, opozita shqiptare me kalkulime politike

Gazetare: Melihate Rustemi

Opinionisti Ilir Luma vlerëson se transformimi i VLEN-it në një parti politike mund të funksionojë, por paralajmëron se modeli i udhëheqjes me dy kryetarë dhe dy nënkryetarë mbetet sfida kryesore për funksionimin afatgjatë të subjektit. Në intervistën për Alsat, Luma tha se drejtuesit e VLEN-it shfaqen optimistë për këtë model organizimi, megjithatë sipas tij, ekziston rreziku që mospajtimet rreth çështjeve strategjike të prodhojnë tensione dhe përçarje të brendshme.

“Duhet të kihet parasysh se vetëm një mosmarrëveshje shumë e vogël lidhur me ndonjë çështje jetike, ndoshta për vet funksionimin e partisë, pjesëmarrjes së tyre në pushtet apo të veprimit të mëtutjeshëm qofshin ato në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo lokale, me siguri do të ketë mendime të ndryshme…Ne, kushedi sa të jemi të përpiktë, ti kemi mendimet e përbashkëta, ka momente ku në strukturat shumë të afërta, me të gjitha format etike, morale e kështu me radhë ka përplasje mendimesh dhe gjithsesi rënie të asaj force kohezive”. – Ilir Luma, opinionist.

Duke komentuar opozitën shqiptare, Luma tha se BDI dhe Aleanca për Shqiptarët nuk kanë arritur të ndërtojnë një qasje të qartë dhe bindëse përballë Qeverisë aktuale. Sipas tij, reagimet e tyre kanë lënë hapësirë për interpretime se po bëjnë kalkulime politike, në vend se të fokusohen në temat që prekin interesin shqiptar.

“BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët brenda një kohe prej kur funksionon Qeveria aktuale nuk kanë qenë në nivelin e duhur të qëndrimeve bindëse karshi asaj se ku duhet të godasin në mënyrë të mirëfilltë. A bëjnë  kalkulime, ndonjë llogari ndoshta do të rikujtohet kryeministri…Ose, thoni ndoshta mos ta “prishin” miqësinë me Mickoskin? Jo, ndoshta ajo nuk është ashtu por ashtu kuptohet konform sjelljeve të  tyre jo adekuate dhe jo bindëse të godasin atje ku është interesi kombëtar, shqiptar veçanërisht”. – Ilir Luma, opinionist.

Luma vlerëson se kryeministri Hristijan Mickoski mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të përplasjeve me faktorin ndërkombëtar. Ai tha se edhe pse Qeveria aktuale ka shumicë stabile, kritikat e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë mund ta shtyjnë Mickoskin të kërkojë mandat të ri politik derisa ende gëzon mbështetje të fuqishme nga elektorati i tij. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme