“Ilir Meta ka zero pasuri” – Shtyhet seanca për presidentin e PL, avokati: Prokuroria tërhiqet nga akuza për lobimin në SHBA

Seanca për presidentin e Partisë Liberale, Ilir Meta, është shtyrë pasi prokuroria ka tërhequr një nga pikat kyçe të akuzës, atë për lobim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.


Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se nga dokumentacioni i marrë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është konfirmuar se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë, por vetëm 15 mijë euro, e cila është ndërprerë më pas. Kjo e ka bërë të pavlefshme akuzën për lobim si vepër penale.

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës: U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga cështja e lobitmi në SHBA. Prokurori e pranoi në seancë se  lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailit që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro sic është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta.

Më tej avokati u shpreh se nuk kanë kërkuar lirim me garanci pasurore, pasi sipas tij Ilir Meta nuk ka asnjë pasuri.

“Zoti Meta nuk ka pasuri, Janë zero pasuritë e Metës. Të marrin Elon Musk ti çojnë në hënë për të gjetur pasuritë e Ilir Metës, për të cilën është ndërtuar ai mal i madh i akuzave. Zoti Meta e ka zero pasurinë”, tha avokati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme