Ilir Meta lë për pak orë qelinë! Kreu i PL paraqitet në SPAK, do merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, i pranishëm dhe avokati Gjokutaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut, për t’u marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm lidhur me çështjen CEZ-DIA, duke lënë kështu për pak orë qelinë ditën e sotme.


Në godinën e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur rreth orës 10:00 përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj.

Raportohet se ai do të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.

Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebookun e Ilir Metës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme