Imazhet satelitore janë provë – rusët kanë një problem të madh

Imazhet e fundit satelitore zbulojnë se Rusisë po i mbarojnë tanket pas humbjeve të mëdha në Ukrainë.

Pothuajse gjysma e automjeteve të epokës sovjetike të mbajtura në depon e saj më të madhe ushtarake të njohur janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit, raporton thetelegraph.

Imazhet satelitore tregojnë se një objekt magazinimi në ambient të hapur në Buryatia, në lindje të Siberisë, ka humbur rreth 40 për qind të tankeve dhe automjeteve të blinduara që kishte më parë.

Imazhet e disponueshme publikisht përpara se trupat ruse të kalonin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, treguan rreth 3840 automjete të epokës sovjetike në objektin e Vagzhanovo.

Deri në muajin nëntor, vetëm 2600 automjete dukej se kishin mbetur në hapësirën e gjerë, i cili mbulon rreth dhjetë kilometra katrorë.

Zakonisht, llojet më të vjetra, më pak të vlefshme të armëve vendosen në ambiente të hapura.

Uralvagonzavod, fabrika e vetme e tankeve në Rusi që prodhon gjithashtu hekurudha, autobusë dhe vagon, njoftoi në fund të qershorit se kishte ndaluar të gjithë prodhimin joushtarak për t’u fokusuar vetëm në prodhimin e tankeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme