Imri Ahmeti i sheh normale ambiciet për Shef të LDK’së, paralajmëron zgjedhje nacionale

As Imri Ahmeti nuk e ka fshehur ambicien për të qenë udhëheqës i LDK’së dhe kandidat për Kryeministër të Kosovës. Megjithëkëtë, ai ka thënë se është herët të flitet për Kryetarin e LDK’së derisa ka thënë se partia e tij ka shumë njerëz të gatshëm e të përgatitur për të qenë Shef Qeverie. Në gjithë këtë situatë, ai ka thënë se sivjet do të ketë zgjedhje nacionale ndërsa vitin tjetër partiake.

Imri Ahmeti e ka komentuar me humor idenë e Gazmend Muhaxherit që të jetë kandidat i LDK’së për Kryeministër. Ka thënë me shaka se është marrë vesh me Kryetarin e Pejës që nëse nuk është ai kandidat për Shef të Qeverisë, atëherë, garës për Kryeministër do t’i hyjë vetë.

“Jemi marrë vesh me Gazin, nëse, ai nuk hyn në garës për Kryeministër do t’i hyj unë”, ka thënë Ahmeti, duke buzëqeshur, kur është pyetur për ambiciet në LDK për Shef të Qeverisë e kryetar të Partisë..

Megjithëkëtë, Kryetari i Lipjanit, që ka fituar garën e fundit pa balotazh, ka thënë se është herët të flitet për garën zgjedhore partiake. Ka thënë se është e sigurt se Kryetari i ri i LDK’së do të jetë vitin e ardhshëm, por, është shprehur i bindur se sivjet do të ketë zgjedhje nacionale.

“Është krijuar një ambient se kinse LDK nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje parlamentare. LDK është e gatshme për zgjedhje dhe ka shumë njerëz që mund të jenë kandidat për Kryeministër”, ka thënë Ahmeti, të shtunën, për Express.

Ndërkohë, Kryetari i Lipjanit, ka thënë se i sheh krejtësisht normale edhe ambiciet e kolegëve për ta marrë udhëheqjen e LDK’së, vitin e ardhshëm, kur edhe mbahen zgjedhjet partiake.

“Wshtw normale tw jesh nw politikw e tw kesh ambicie. Por, kjo do tw bwhet nw kohwn e duhur”, ka thwnw Ahmeti, kur wshtw pyetur pwr ambicien e tij pwr tw qenw kandidat pwr Kryetar tw LDK’sw.

“Është e hershme gjithë kjo garë”, ka shtuar ai.

Por, nuk po e shohin të hershme zyrtarët tjerë të LDK’së të deklarojnë se janë të gatshëm t’i hyjnë garës për Shef të LDK’së e të Qeverisë së ardhshme.

Lutfi Haziri, në Pressing të T7, ka thënë se do të hyjë garës për t’u bërë Kryetar i LDK’së nëse paraprakisht arrin marrëveshje politike me zyrtarët tjerë partiakë.

As Agim Veliu nuk e ka mohuar mundësinë që të jetë pjesë e garës për t’ia zënë vendin Isa Mustafës, i cili ka dhënë shenjat e para se nuk do të jetë më kandidat për Shef partie.

Nuk është përjashtuar mundësia që për Kryetar të LDK’së të kandidojë edhe Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala e Avdullah Hoti. Por, këta të fundit ende nuk kanë dhënë shenja publike për t’i hyrë një gare të tillë.

LDK, aktualisht, partia më e madhe në nivel lokal dhe qendror, po ballafaqohet me mungesën e liderit, i cili ka pasur probleme shëndetësore dhe është kthyer në Kosovë nga Gjermania për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Zgjedhjet në LDK janë të parapara në vitin e ardhshëm.

Kryetari i Degës së LDK’së në Lipjan, Imri Ahmeti thotë se për të zënë pozitën e Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut e Isa Mustafës në LDK nuk mjafton vetëm të jesh fitues.

“Në fakt, nuk është vetëm fitorja. Ka edhe indikatorë të tjerë për ta mundësuar kandidimin për Shef të LDK’së”, ka thënë Ahmeti.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme