Ina Rama lexon vendimin për shkarkimin e Elisabeta Imerajt, kush janë shkeljet që u gjetën në figurën e ish-kryeprokurores së Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin e kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, duke e nxjerrë atë nga sistemi i drejtësisë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte lënë më parë në detyrë.

Kryesuesja e seancës ishte ish-kryeprokurorja Ina Rama e cila lexoi në fund konkluzionet e gjetura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndaj drejtueses së prokurorisë së Tiranës.

Ajo deklaroi se KPK nuk gjeti shkelje të rënda duke e lënë atë në detyrë. Ajo u shpreh se në muajin qershor vëzhguesit e ONM kanë dërguar dy kërkesa për rishikimin e lënies së saj në detyrë duke bashkangjitur edhe gjetjet e caktuara.

“Trupi gjykues mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike në ambientet e KPA me një panel vëzhguesish ndërkombëtar çështjen e rivlerësimit të vendimit të KPK për Elisabeta Imeraj. Trupi gjykues pasi shqyrtoi çështjen në tërësi shqyrtoi pretendimet e Komisionerit Publik, parashtrimet e subjektit të rivlerësimit që kërkoi lënien në fuqi të vendimit.

Subjekti i rivlerësimit Elisabeta Imeraj bazuar në parashikimet e Kushtetutës, i është nënshtruar procesit të rivlerësimit. KPK hartoi raportet për subjektin e vlerësimit. Komisioni pasi konstatoi se subjekti i vlerësimit ka arritur në nivel të besuar të aftësive profesionale vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin në fjalë. Komisioni konstatoi disa problematika lidhur me pasuritë e ish bashkëshortit. Për kriterin e kontrollit të figurës nuk u gjetën element për ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, komisioni nuk konstatoi problematika.

Më datë 21.06.2021 tre vëzhgues ndërkombëtarë kanë paraqitur pranë Komisionerit Publik rekomandim për paraqitje ankimi. Rekomandimit i janë bashkangjitur dy gjetje. Me datë 9.06.2021 tre vëzhgues kanë paraqitur në Komisionerin publik shtesë për ankimimin. Në vlerësim të rekomandimit të ONM Komisioneri Publik ka paraqitur ankim duke kërkuar shkarkimin e Elisabeta Imerajt”, tha Ina Rama.

Ajo u shpreh se gjatë procesit të rivlerësimit janë gjetur shkelje në të treja kriteret e vlerësimit, atë të deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësisë profesionale, duke renditur disa prej tyre

“Trupi gjykues i KPA , pas shqyrtoi ankimimin nga Komisioneri Publik dhe pasi shqyrtoi provat shkencore arriti në këto përfundime. Për kriterin e vlerësimit të pasurisë, sa i përket ankimit për deklarimin e pasurive trupi gjykues vëren se subjekti ka deklaruar pasuri të paluajtshme në bashkëpronësi me ish bashkëshortin. Në këto deklarime nuk dëshmohet ekzistenca e një regjimi të pasurive të deklaruara. Trupi gjykues vëren se efekti që ka pasur ky regjim në pasuritë e ndara ndaj të tretëve përfshirë detyrimet, nuk ka sjellë pasojat ligjore.

Trupi gjykues çmon se ky konkluzion merr në konsideratë faktin se kontrata nuk u provua të jetë regjistruar në aktet e martesës ose të jetë deklaruar në deklaratën e pasurisë. Duke pasur parasysh deklarimet për bashkëpronësi me subjektin ndër vite, trupi gjykues vlerëson për pretendimin e subjektit të rivlerësimit nuk përbën rrethanë që ndikon në vlerësimin e pasurive të tjera. Kolegji sjell në vëmendje se në zbatim të nenit 30, kontroll dhe vlerësimi i pasurive të deklarauara i shtrohet subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta.

Në vijim të kërkesës për pasurinë, trupi gjykues i Kolegjit konstaton se lidhur me pasurinë 2500 metraa katror në ish- fushën e Aviacionit Civil, subjekti i rivlerësimit dhe person ii lidhur gjenden në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të krijuar këtë pasuri.  Trupi gjykues vëren se subjekti i rivlerësimit për pasurinë tokë arë në Mullet Tiranë, është është shkëmbyer me pasurinë e sipërcituar rezulton me mungesë të burimeve të ligjshme. Për pasurinë një apartament 66 metra katror shtesë në rrugën Kristaq Memo në Tiranë, subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe bien ndesh me ligjin. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore si dhe qëndrimit është krijuar pamundësi për institucionet e rivlerësimit për të kuptuar dhe pamundësi objektive për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre. Sa i përket kredisë të marrë në vitin 2006 në pasurinë e ndodhur në rrugën Kristaq Memo, subjekti i vlerësimit dhe person i lidhur gjenden në kushtet e deklarimit të pasaktë. Subjekti ka deklaruar se kredia është kryer plotësisht nga personi i lidhur.

Për pasurinë apartament 73 metra katror në rrugën Ali Demi subjekti dhe person i lidhur gjenden në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme. Nëse analiza do të bazohej në çmimin e deklaruar apo akset e tjera në fashikuj kjo mungesë burimi do të thellohet edhe më tej. Për pasurinë godinë banimi 5 kate që nga provat e administruar rezulton të jetë përfunduar pas lidhjes së martesës, subjekti dhe personi i lidhur gjenden në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme. Subjekti i deklarimit ka kryer deklarim të pasaktë.

Për kriterin e kontrollit të figurës, pasi trupi gjykues rezultoi se A.B. ish kunati i subjektit të rivlerësimit është dënuar për vepra penale, që konsiderohet si person i përfshirë në krimin e organizuar, qasja e subjektit të rivlerësimit nëpërmjet gjetjes së vëzhguesit ndërkombëtar, u konsiderua në kundërshtim me ligjin. Janë marrë në konsideratë ndryshimet e qëndrimeve të subjekteve të rivlerësimit, si dhe ndryshimet e deklarimeve të saj. Mohimi i fakteve të dokumentuara që evuloi në pretendimin për mungesë dijenie dëshmon përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesë vullneti për të qartësuar rrethanat.

Për kriterin e aftësive profesionale, trupi gjykues konstaton se në dy prej procedimeve penale (2015-2016), rezultojnë mangësi në veprimtarinë hetimore të subjektit”, thuhet mes të tjerash në vendimin e KPA të lexuar nga Ina Rama./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme