Incident i armatosur në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta deri më tani nga autorë të panjohur me armë zjarri kanë gjuajtur disa të shtëna në shtëpinë e 43-vjeçari G.N ga Tetova në rrugën “108” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Nga një distancë prej njëzet metrash, kanë shtënë para shtëpisë, ku gjendeshin dy femra, njëra prej të cilave minorene. Për fat të mirë askush nuk është plagosur, por ka shkaktuar më shumë dëme në katin e parë të shtëpisë, si dhe në rrotën e pasme të një makine të parkuar “Jaguar”, në pronësi të G.N.

Në vendin e ngjarjes është bërë një inspektim i plotë dhe kanë gjetur shtatë fishekë të kalibrit 9mm dhe fragmente prej tre proektilave. Janë ndërmarr masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë dhe të gjitha detajet lidhur me këtë rast dhe për gjetjen e autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme