Deklarata e Ministres së Arsimit është fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve për të njejtën duhet të ndërmerren masa konkrete, kështu vlerëson Kreshnik Bekteshi nga BDI sipas tij, pala tjetër duhet kuptuar se UÇK-ja është pjesë e histories së shqiptarëve në këtë shtet dhe e njejta duhet respektuar.

“Ajo deklaratë është fyerje e rëndë për shqiptarëtdhe shpresoj që Koalicioni VLEN pas kësaj deklarate nëse nuk ndërmeren masa ndaj ministers së arsimit atëherë më nuk ka çka kërkon në këtë qeveri, ku edhe anëtarë I kësaj qeveria e cila ditëpërditë ri me bashkëmëbas tanë që janë shndërruar në vasal të kësaj qeverie. Kur bahet fjalë për UÇK ajo është pjesë e lavdishme e histories së shqiptarëve të RMV-së dhe nuk mund të mohohet se është pjesë e histories së këtij shteti, njejtë siç është e rëndësishme për palën tjetër ata duhet të respektojnë edhe atë” – tha Kreshnik Bekteshi.

Lidhur me incidentet gjatë kremtimit të festës së 28 nëntorit, Bekteshi vlerson se policia e shtetit po përdor standarte të dyfyshta, pasi deri më tani nuk u ndërmorë asnjë masë ndaj policit I cili largoi flamurin kombëtarë në Kumanovë por po meren masa vetëm ndaj shqiptarëve, gjë me të cilën nuk ajtohet gazetari Abedin Ismaili I cili thotë se autoritetet po ndërmarrin masa për të gjithë.

“Ka veprime selektive. Shqiptarët i arrestuan, një fëmije të mitur i jepet 8 ditë paraburgim, mirëpo nuk i shqiptohet asnjë masë diciplinore policit i cili e hodhi në toke flamurin shqiptar, ndaj tij nuk janë marrë masa. Këto institucionet janë bërë për dikend nënë e për dikë njerkë” – tha Abedin Ismaili.

Profesori Murat Aliu kërkon që partitë politike most ë akuzojnë njëra tjetrën por të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët ër të ulë tensionet.

“Duhet një takim I tillë, mendoj që është e nevojshme një takim lidrësh, politika në vetvete është mënyrë racionale dhe në mënyrë të arsyeshme ti mbledhin mend dhe të parandalojnë eskalime të tjera të kësaj natyre” – tha Murat Aliu, profesor.

Për bashkëbisedesit thirrjet e fundit anti -shqiptare të huliganëve por edhe incidentet e fundit si në Kumanovë paraqesin situate shqetësese, e për të njejtën kërkojnë të merren masa urgjente. /tvklan.mk/