Sot kanë protestuar infermierët, duke shprehur pakënaqësi në raport me koeficientin për paga.
Para Klinikës së Kirurgjisë, infermierët në një protestë kanë kërkuar ngritje të koeficientit në Projektligjin për pagat, shkruan Sakte.
Arta Sejdiu, përfaqësuesja e infermierëve, tha se në këtë protestë janë në emër të gjithë infermierëve dhe mamive.
“Jemi tubuar sot të shprehim se pakënaqësia jonë është thelluar edhe më shumë. Brenda sistemit kemi parë profesionistë të tjerë shëndetësor që kanë po të njëjtin shkollim dhe janë ranguar me koeficient më të lartë se infermierët edhe pse puna e tyre nuk i afrohet as për së afërmi punës së infermierëve e cila çdo ditë ballafaqohet me lindjen, vuajtjen dhe vdekjen”, tha ajo.
Në anën tjetër, Naser Rrustemaj, nga Oda e Infermierëve tha se ata i mbështesin infermierët, duke u thirrur se “koeficienti i infermierëve duhet të jetë i barabartë me profesionistët e tjerë shëndetësor” /Sakte.net/