Infermierja që kreu dje vetëvrasje në Gjilan, është motra e Zv.Ministrit Kadriu

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Xhylie Hajdari, u gjet e vdekur. Dyshohet se ajo bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj. E ndjera kishte punuar si kryeinfermiere në Spitalin Regjional të Gjilanit. Bëhet e ditur se ajo është motra e Zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriut

Policia nga rajoni i Gjilanit është duke e hetuar vdekjen e kryeinfermieres, Xhylie Hajdari. Për këtë punë tashmë janë intervistuar disa persona. Disa të tjerë pritet të intervistohen. Dyshimet e policisë që nga dje janë se e ndjera ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.

“Jemi duke i vazhduar hetimet. Për këtë çështje tashmë janë intervistuar disa persona”, ka thënë të thënë për , zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Viktima e moshës 51 vjeçare ka qenë motra e zëvendësministrit në ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriut. Ky i fundit në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vdekjen e saj.

“Në mesin tonë familjar asnjëherë më nuk do jemi të kompletuar, sepse do të na mungosh ti motër Xhylie Kadriu – Hajdari por dashurinë, gëzimin e lumturinë qe na le ndër ne ti përgjithmonë do të jetosh në zemrat dhe shpyrtat tanë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gruaja-qe-beri-dje-vetevrasje-ne-gjilan-eshte-motra-e-zevendesministrit-524982/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme