Inflacioni i gushtit 2%, më i ulëti i shënuar që prej qershorit 2021! Ja produktet me rritjen më të madhe të çmimeve

Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Ukrainë.


Sipas të dhënave të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024 është 2,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,0%. Ky ishte niveli më i ulët që nga qershori 2021.

Krahasuar me muajin gusht 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,4%, “Komunikimi” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,5%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,4%, “peshk” me 4,2%, “mish” me 3,1%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,9%, etj.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,86 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,19 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,8%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Shëndeti” me 0,1. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,7%./Monitor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme