Infomagazin: Konflikti Musa-Ali rrezikon Kërçovën, opozita shqiptare dëshmoi pjekuri

Konflikti mes Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit rrezikon që Kërçovën ta fitojë kandiati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski, shkruan portali Infomagazin.net.

Edhe në këto zgjedhje, opozita shqiptare dëshmoi pjekuri politike dhe kombëtare, duke tërhequr kandidatin e tyre nga Kërçova, me qëllim që të mos rrezikojë fitoren e kandidatit shqiptarë atje.

Përveç kësaj, nga ASH-AAA njoftuan se marrëveshja me VMRO-DPMNE nuk vlen në Kërçovë, Kumanovë dhe Bërvenicë, as në rrethin e parë dhe as në të dytin. Por edhe pas këtij gjesti të opozitës, Kërçova përsëri nuk e sigurtë pasi dy klanet brenda BDI-së kanë shkuar deri aty sa as për rrethin e dytë nuk qetësohen gjakrat.

Grupi i Musa Xhaferit dhe kandidati që mbështesin ata, Fatmir Limani, ende nuk kanë dalë me thirje për të mbështetur kandidatin e BDI-së, Fatmir Dehari. Votat e Limanit janë të rëndësishme për fitoren e Fatmir Deharit.

Në rrethin e parë, Fatmir Dehari fitoi 8.545 vota, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, 8.801 vota me çka doli i pari në rangim. Vendimtare do të jenë 4.527 votat që në rrethin e parë i fitoi Fatmir Limani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme