Mbi 75 për qind të qytetarëve të Prishtinës, janë shprehur të kënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti, ndërsa 17.98% prej tyre janë të pakënaqur me atë se çka ka bërë Vetëvendosjes në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Performanca e punës së drejtorive komunale është vlerësuar e kënaqshme nga 39.17% e qytetarëve, kurse 36.97% janë të pakënaqur me punën e tyre.
Qytetarët e kryeqytetit nuk u ka pëlqyer puna që ka bërë Kuvendi Komunal. 44.87% e të anketuarve, punë e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal e kanë vlerësuar të pakënaqshme, kundrejt 36.97% të tyre që e kanë vlerësuar si të kënaqshme.
Këto të dhëna janë prezantuar nga Organizata Jo qeveritare, Iniciativa për Progres (INPO), në raportin me titull “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë e INPO-s, tha se indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e performanca e punës.