Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, insiston se jeta e deputetit Behgjet Pacolli pas kërkesës së tij për tu kthyer në Kosovë ka qenë në rrezik.
Në një konferencë për media, presidenti tha se Albin Kurti dhe ministrat Xhelal Sveçla e Arben Vitia duhet të sqarojnë se pse është rrezikuar jeta e deputetit Pacolli.
“Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojnë rrezikun e kanosjes së jetës se pse i është rrezikuar jeta ish-Presidentit Pacolli gjatë fluturimit të tij për në Prishtinë dhe pse ka devijuar në drejtim të Tiranës”, ka thënë ai.