Inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, por u ‘ringjall’ në Itali. Gjykata e Apelit të Peruxhias jep OK për ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri

Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë OK për ekstradimin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i dënuar në muajin  prill të këtij viti me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës, bëjnë me dije mediat italiane. 


Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Periuxhias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme