Inspektorati i Përgjithshëm krijon platformën digjitale/ Qytetarët mund të raportojnë problematika online

Inspektorati i Përgjithshëm ka prezantuar platformën e re digjitale SIGURT.gov.al, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve.

Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë problematika me identifikim ose në mënyrë anonime, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Në SIGURT.gov.al, qytetarët mund të denoncojnë raste të ndryshme duke zgjedhur fushën përkatëse, duke përshkruar problemin, duke përcaktuar vendndodhjen dhe duke bashkëngjitur fotografi apo dokumente mbështetëse.

Procesi i raportimit kryhet në disa hapa:

 

Hyrja në platformën SIGURT.gov.al;
Përzgjedhja e rubrikës “Ankimo/Denonco”;
Zgjedhja e fushës së raportimit;
Përshkrimi i problematikës dhe vendndodhjes;
Ngarkimi i dokumenteve ose fotografive;
Zgjedhja e raportimit me identifikim ose anonim;
Marrja e një kodi unik për të ndjekur online ecurinë e rastit.
Platforma gjithashtu ofron informacion për bizneset mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë proceseve të inspektimit, si dhe lista vetëkontrolli për të ndihmuar në parandalimin e shkeljeve.

Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, SIGURT.gov.al synon të shërbejë si një mjet për më shumë transparencë, informim dhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve.

 

 

© BalkanWeb

The post Inspektorati i Përgjithshëm krijon platformën digjitale/ Qytetarët mund të raportojnë problematika online appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme