Krenar Jemini, vdiq në mbrëmjen e 24 shkurtit, në vendin ku punonte për të siguruar jetesën. 21 vjeçari u aksidentua në shiritin transportues të koksit te kompania Lab-Oil në Graçanicë.

Ky vend pune, i cili ishte fatal për Jeminin, u inspektua nga Inspektorati i Punës, e nga raporti i tyre ka dalë se fajtor është punëdhënësi, raporton T7.
Kontrata e 21 vjeçarit nuk e specifikonte pozitën e tij të punës dhe punëtori nuk ishte trajnuar për punën që bënte.
Krenar Jemini, 21 vjeçar nga Suhareka, kishte humbur jetën teksa po punonte në pompën e benzinës Lab Oil, më 24 shkurt të këtij viti.



