Inspektorit në Pejë i kushton me vend pune thirrja për kujdes në konsum të produkteve serbe

Inspektori i veterinës në Komunën e Pejës, Arbër Taraku është larguar nga puna, pasi më 16 janar, u kishte bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përdorimin e produkteve të importuara nga Serbia.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Taraku kishte thënë se produktet serbe nuk kontrollohen, pasi laboratorët në vendin tonë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve.

Kësaj thirrje ai ia ka pa sherrin, pasi bazuar në fletëparaqitjen e drejtorit të Inspektoratit komunal, Demë Dashi, arsyetimi i vendimi të largimit të Tarakut nga puna është “tejkalimit i autorizimit-kompetencave të veta duke publikuar në Web faqen e Facebookut”.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme