Instagram lançoi video transmetimet live dhe mesazhet që fshihen automatikisht

Duke kombinuar më të mirën e Snapchat dhe të Periscope, Instagram po përpiqet të diferencohet nga rrjetet e tjera sociale.

Platforma e shpërndarjes së fotove në pronësi të rrjetit social Facebook njoftoi ditën e djeshme disa funksionalitete të reja me fokus të veçantë tek video transmetimet dhe mesazhet private.

Bëhet fjalë për dy veçori të reja të një rëndësie të lartë në historitë e Instagram në iOS dhe Android. Instagram Live bën të mundur transmetimin e videove në kohë reale të cilat mund të shikohen vetëm përsa kohë përdoruesi është duke transmetuar.

Ndërkaq faqja e eksplorimit, Explore, ofron më të mirën e video live që po transmetohen në kohë reale.

Dhe suprizat nuk përfundojnë këtu me transmetimet live sepse mund tua dërgoni disa miqve për tu ndjekur në kohë reale. Tani Instagram Live është shërbimi i dytë më popullor i transmetimeve live pas Periscope.

Instagram Live

Në Periscope përdoruesit kishin mundësi të shikonin një video transmetim deri në 24 orë pas realizimit ndërsa më vonë e lejoi përgjithnjë.

Video transmetimet në Instagram do të zhduken menjëherë pas përfundimit të transmetimit, një faktor i cili do të shtynte përdoruesit të qaseshin më shpesh në Instagram.

Ndjekësit mund të komentojnë ose të prekin mbi video për të “dërguar” elementë vizualë si “zemra” ngjashëm me Periscope. Por edhe transmetuesit mund të shkruajnë komentet e tyre. Gjithashtu ata mund të bllojnë komentet terësisht.

Instagram Direct Ephemeral

Instagram Direct numëron mëse 300 milion përdorues aktivë në muaj ku të gjitha mesazhet janë të përhershme dhe nuk ikin askund.

Por ndërsa historitë e Instagram po përmirësohen dita ditës, rrjeti social kishte nevojë të zbulonte një mënyrë për të shpërndarë privatisht këto përmbajtje.

Tani në seksionin e dërgimit të mesazheve do të shfaqet një shirit historish dhe mëposhtë janë bisedat. Në momentin që dëshironi të ndani një foto apo video në historitë e Instagram do të keni një opsion për të përzgjedhur një listë miqsh për tua dërguar gjithashtu.

Marrësit mund të shikojnë mesazhet vetëm njëherë dhe mëpas do të zhduken. Me fjalë të tjera nëse po bëni shaka me miqtë dhe nuk dëshironi që përmbajtja të shfaqet tek të gjithë ndjekësit tuaj mund të përdorni Instagram Direct për tua dërguar vetëm një liste të caktuar ndjekësish.

Veçantia e këtyre veçorive të reja është kontrolli i plotë mbi audiencën. Ju do të njoftoheni kur dikush po e sheh transmetimin tuaj në kohë reale të cilën nuk mund ta shohin më vonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme