Instagram: Në një postim tani mund t’i keni deri në 10 foto ose video!

Në fillim të këtij muaji, disa njerëz filluan të shohin mundësinë e integrimit të disa imazheve në një postim të vetëm, në vesrionin beta të aplikacionit të Instagram për Android.

Pas disa javë testimesh, tipari sot është bërë zyrtar. Tash e tutje, ju mund të shtoni deri në 10 foto ose video në secilin prej postimeve tuaja në Instagram.

Tipari është i thjeshtë për t’u përdorur – kur ngarkoni fotot do të shihni një ikon e cila nëse klikohet, do të ju mundësoj të zgjedhni disa foto dhe video.

Pasi të keni vendosur se cilat foto doni t’i ndani, mund të shtoni filterin për të gjitha nga to njëherësh, ose për secilën prej tyre, veçmas. Këto foto do të kenë një përshkrim të përbashkët dhe do të shfaqen të një pas njëshme. Nëse rrëshqisni gishtin në anën e majtë, do të mund të shihni të gjitha prej tyre, në postimin e bërë.

Tipari është pjesë e Instagram 10.9 për Android dhe iOS.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme