Tashmë mendohuni mirë përpara se të bëni screenshot në Instagram, pasi programi do e njoftë personin që ju i keni bërë screenshot postimit të tij.
Kjo ndodh në kuadër të ndryshimeve që po bën Instagram-i.
Kjo është një mundësi që e ofron vetëm Snapchat-i por tashmë do ta implementojë edhe Instagrami.
Që sot e tutje duhet të bëni kujdes kur fotografoni fotografitë e të njohurve ose jo, në Instagram.