Institucionet e pavarura s’ka kush t’i disiplinojë për pagat

Caktimi i pagave për veten është vendimmarrja ku institucionet e pavarura më së shumti e kanë demonstruar pavarësinë që ua njeh Kushtetuta.

Shumica nga to kanë refuzuar ta respektojnë parimin: pagë e njëjtë për punë të njëjtë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Kushtetuese, Banka Qendrore, Avokati i Popullit, Zyra Kombëtare e Auditimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur i Mediave, institucione këto që ua njeh pavarësinë Kushtetuta, në jo pak raste janë akuzuar se marrin vendime duke u ndikuar nga politika.

Ndërkaq vitin e shkuar patën refuzuar t’i bindeshin një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës.

Çështja qe dërguar në Kushtetuese, e cila në fundvit i ka dhënë të drejtë kësaj kategorie institucionesh ku bën pjesë edhe vetë kjo gjykatë.

Kësisoj pagat nuk janë niveluar me sektorë të tjerë, ndërsa pas marrjes së vendimit edhe janë rritur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme