Instituti për Demokraci: Ndryshimet ligjore për prokurimet publike, rrisin rrezikun për korrupsion

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti dështuan të filtrojnë procedurat dhe veprimet në zgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Korridoret 8 dhe 10D. Instituti për Demokraci, Societas Civilis vlerëson se Ligji për Prokurime Publike, ndryshimet ligjore në përputhje me marrëveshjen e arritur mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel&Enka” rrisin rrezikun për korrupsion. Sipas tyre, lëshimet e bëra pretendohet të bëhen praktikë në të ardhmen.

“Bechtel & Enka nuk ka respektuar ligjin për lobim gjë që çoi në nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim dhe përpilimin e ligjit. Në Kuvend nuk kishte debat publik edhe pse këtë e parashikonte ligji edhe pse dispozitat ligjore dhe specifikat e mënyrës së zbatimit e kërkojnë një gjë të tillë. Është keqpërdorur mekanizimi i flamurit të BE-së që procedurat të shkurtohen edhe më shumë edhe pse kryetari i Kuvendit nuk është dashur ta lejon një gjë të tillë. Në fund as presidenti nuk bëri punën e tij për t’i vendosur veto suspenzuese ligjit të miratuar”, deklaroi Misha Popoviq, Instituti për Demokraci, Societas Civilis.

Popoviq konstaton se është herët të flitet për aferat e mundshme korruptive, por një gjë e tillë tashmë është mbuluar nga ligji dhe vështirë të detektohet.

“Duke i pasur para syve të gjitha lëshimet dhe nga ana tjetër duke pasur në dorë të drejtën për t’i luftuar, lejuan të rritet rreziku për korrupsion madje këtë e shtruan në ligj”, tha Misha Popoviq, Instituti për Demokraci, Societas Civilis.

Gazetarët Frosina Dimeska nga “Prizma” dhe Aleksandar Dimitrievski nga “360 gradë” folën për kredibilitetin e kompanive mbikëqyrëse të konzorciumit turko-amerikan. U diskutua edhe për mënyrën e klasifikimit të marrëveshjes së fshehjen e saj nga sytë e opinionit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme