Instituti Sizmologjik jep detajet e fundit për tërmetin që u ndie edhe në Kosovë

Rreth orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë janë ndier disa dridhje të tokës, epiqendra e të cilave thuhet se ka qenë në Shqipëri. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

E Mustafa, në një intervistë dhënë për T7 ka deklaruar se Shqipëria që nga mbrëmë shteti fqinjë u goditë nga 17 tërmete.

“Sot në orët e para të mëngjesit nga një tërmet është goditur territori i Shqipërisë, saktësisht 12 kilometër nga Durrësi me magniturë 6.3 shkallë të rihterit. Ka pas disa para goditje e pas goditje. Në përgjithësi kanë qenë 17 tërmete”, tha ai.

Mustafa sqaroi se tërmeti që e ka goditë pjesën e Durrësit ka qenë i fuqishëm dhe është ndier rreth 400 kilometra edhe në Kosovë.

“Nuk ka vend për panikë. Qytetarët e Kosovës e dijnë në cfarë zone jetojnë, me aktivitet sizmik relativisht të lartë. Bazuar në atë krejt cka e thash vendi jonë është goitë disa herë nga tërmetet edhe në të kaluarën. Por ne duhet të përgaditemi me dnërtime që t’a sigurojmë jetën e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme