Integrimi europian, Mucunski në Këshillin e Ministrave: Të mos bilateralizohen kriteret

Gazetare: Fatlume Dervishi

Zgjerimi është i domosdoshëm si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate, tha sot Ministri i Jashtëm Timço Mucunski përpara fillimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Në kuadër të axhendës së Këshillit, do të diskutohen marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

“Mesazhi ynë për vendet anëtare është shumëplanësh. Është e nevojshme të largohemi nga bilateralizimi i kritereve të pranimit, por edhe të forcojmë angazhimin për çështje që shkojnë përtej vetë procesit të zgjerimit, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, ekonomisë dhe tregtisë, sigurisë energjetike, sigurisë ushqimore dhe dixhitalizimit,” Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme