Integrimi / LSDM-ja kërkon referendum

Gazetare: Fatlume Dervishi

Pas këmbënguljes së kryeministrit se nuk do të lëvizë asnjë milimetër në drejtim të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, pa ndryshuar kushtet bullgare, nga LSDM-ja përsërisin kërkesën për referendum. Kreu i kësaj partie thotë se vendimin për të ardhmen e vendit duhet ta marrin qytetarët.

“Qeveria e ka për detyrë të shpall referendum sepse nuk ka të drejtë ta pengojë rrugën evropiane të vendit, sepse gënjyen se do të sigurojnë pozitë më të mirë negociuese dhe asnjëherë nuk thane se do ta bllokojnë integrimin. Gënjyen se do ta kthejnë emrin, se do ta shfuqizojnë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe asgjë nga këto nuk bënë. Erdhën në pushtet me një gënjeshtër të madhe, me një propagandë e cila stimulohet, financohet dhe mbështetet nga vende të tjera dhe kjo qeveri punon për vende të tjera. Ata nuk e kanë këtë të drejtë”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Filipçe këto komente i bëri nga kongresi i Partisë së Re Socialdemokrate u bëri thirrje edhe partive jashtë koalicionit të tij, t’i bashkohen Frontit për rrëzimin e pushtetit, kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës, VMRO-DPMNE-ja në pushtet thotë se nuk do të bëjë ndryshimet kushtetese pa garanci nga BE-ja.

“Maqedonia nuk do të bëjë ndryshimet kushtetuese pa garanci nga BE-ja, Filipçe duhet t’i përcjellë kryetarit të tij bullgar se presim zbatimin e vendimeve të Strasburgut. Maqedonia, për shkak të naivitetit dhe politikave të gabuara të LSD-së, të udhëhequra nga Zoran Zaev dhe Venko Filipce, pagoi një çmim të lartë duke ndryshuar emrin kushtetues të vendit. Prandaj, këtë herë nuk do të ketë amendamente kushtetuese pa garanci të qarta, të forta dhe të shkruara në formën e konkluzioneve nga BE-ja. Shantazhe dhe diktate siç janë pranuar deri më tani, me Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të ketë më”, theksoi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Me krijimin e qeverisë së re në Sofje, raportet mes Shkupit dhe Sofjes nuk janë përmirësuar por përkundrazi, janë ashpërsuar.

Ndërkohë ditëve të ardhshme për vizitë në Ballkanin Perëndimor qëndron kreu i Këshillit Evropian Antonio Koshta, me të cilin Mickoski tha se do të këmbejnë ide për tejkalimin e bllokimit./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme