Gazetare: Fatlume Dervishi
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski kërkoi nga BE-ja vendim strategjik se si do të veprojë me vendin në periudhën e ardhshme. Ai, në takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe ambasadorin e BE-së Mikalis Rokas tha se janë bërë dy dekada gjatë të cilave vendi ka bërë edhe Kompromise të dhimbshme. Mucunski tha se janë të gatshëm për dialog në vullnet të mirë dhe gjetjen e një zgjidhjeje racionale.
“Është koha që edhe unioni të sjell vendime strategjike për atë se si më tej do të veprojë me shembullin tonë si një mënyrë e llojit të vet për besueshmërinë e historisë evropiane në rajon dhe më gjerë”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.
Mucunski tha se pret hapjen e kapitujve përfundimisht këtë vit. Ambasadori Rokas, në takim, siç njoftojnë nga ministria, ka thënë se me optimizëm sheh në këtë vit.
“Kur bëjmë përpjekje për të dhënë rezultate, ne dëshmojmë se gjithçka është e mundur. Shpresoj se ky vit nuk do të jetë vetëm për prerje shiritësh, por edhe për progres në procesin e anëtarësimit. Ne kemi një platformë të shkëlqyer për të punuar, axhenda e reformave është një dokument i shumë i mirë, por përmban edhe kuti të rëndësishme që duhet të shënohen në vitin 2025”, deklaroi Mikalis Rokas, ambasador i BE-së.
Komisionerja për zgjerim e BE-së një ditë më parë nga Brukseli përsëriti qëndrimin e unionit për zhbllokimin e rrugës Evropiane të vendit. Sipas saj, Maqedonia duhet të zbatojë ndryshimet kushtetese me qëllim që të lëvizë në procesin e hapjes së kapitujve.
“Në shpresojmë që Maqedonia do ta zbatojë angazhimin për të ndryshuar kushtetutën dhe jam e sigurt se sapo të fillojmë punën me Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e Bullgarisë. Ne, më në fund kemi lëvizje në Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj se zhvillimet pozitive do ta rrisin energjinë edhe në të gjitha vendet tjera, përfshirë edhe Serbinë. E dini se në dhjetor s’mundëm të hapim kllasterin tjetër të konkurrencës në Serbi sepse ata duhet të plotësonin disa angazhime. Tani jemi duke ndjekur një non-paper. Prandaj kur flas për sistemin e meritave, nuk flas vetëm për procesin e negociatave por edhe për atë që ata kanë premtuar që do ta zbatojnë, me qëllim të hapim kllasteret”, tha Marta Kos, komisionere për zgjerim.
Maqedonia e Veriut është një vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por tani Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të vendosë bullgarët në Kushtetutë për të zhbllokuar procesin. Kjo kërkesë e tyre është bërë edhe pjesë e kornizës negociuese të vendit. /Alsat.mk