Bullgaria nuk ka konfirmuar akoma një takim të mundshëm me palën maqedonase në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë por tashmë është e sigurt që delegacionin bullgar atje nuk do ta drejtojë presidenti Radev por kryeministri Zheljazkov. Kryeministri thotë që edhe më këtë format, pala maqedonase është e gatshme të pranojë takim. Ideja e takimit mes dy delegacioneve kishte ardhur nga kreu i Këshillit Evropian Antonio Koshta gjatë vizitës në Shkup. Presidenti bullgar Radev, pas kësaj ideje, kishte thënë që me të nuk mund të rinegociohet.
“Tani atje shohim një ekzibicion, ndoshta kjo është mënyra sesi funksion skena politike bullgare. Në Samitin e Uashingtonit i pranishëm ishte kryeministri, ashtu siç isha edhe unë. E logjikshme edhe që kryeministri dhe presidenti të jenë me rotacion. Këtë vit nga ana jonë është presidentja dhe e logjikshme ishte që nga e Bullgarisë të jetë presidenti dhe ashtu ishte paralajmëruar por në moment të fundit do të dërgohet kryeministri. Unë do ta takoj presidenten dhe nëse ka çfarëdo iniciative për takim kryeministër me presidente, edhe atë duhet ta pranojmë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk