Intensifikohen flakët në qendrën tregtare, i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës niset drejt Lushnjës

Janë intensifikuar flakët në qendrën tregtare në Lushnje, ku mësohet se edhe pse ka rreth një orë që zjarri ka rënë në katin ne tretë të qendrës, flakët nuk janë shuar ende.


Situata është tepër serioze, pasi dyshohet se mund të ketë familjare të bllokuar në banesat që ndodhen katet e sipërme të kësaj qendre tregtare.

Sipas raportimeve nga news24, nga kati i 4 deri n katin 12, janë njësi banimi. Për t’i shpëtuar flakëve dhe asfiksimit nga tymi i madh, banorët janë parë duke tentuar të zbresin nga dritaret e banesave.

Ndërkohë në këtë pallat 12 katesh, mungojnë shkallët e emergjencës. Po ashtu raportohet se zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë. Mendohet se dyqani ka qenë i mbyllur, por flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërkohë që i gjithë shërbimi  zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjës, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme