Interi siguron Taremin për sezonin e ardhshëm

Interi ka siguruar tashmë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Mehdi Taremin, i cili në verë do të kalojë në “Guiseppe Meazza” si lojtar i lirë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi italian ka rezervuar tashmë edhe testet mjekësore, pas arritjes së marrëveshjes verbale para një muaji.

Sulmuesi iranian do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.

31-vjeçari numëron gjashtë gola e katër asistime me Porton këtë sezon, në 24 paraqitjet të tij në të gjitha garat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme