INTERPOL zbulon 173 xhihadistët që dyshohet se planifikonin të sulmonin në Evropë

INTERPOL-i ka publikuar listën e 173 pjesëtarëve të ISIS-it që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Evropë.

Lista e agjencisë globale për luftimin e krimit u hartua nga Shërbimet e Inteligjencës në Amerikë bazuar në informacioniet e marra gjatë sulmeve të ISIS-it në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Rrjetet evropiane kundër terrorizmit janë të shqetësuar se nëse bie “kalifati” i ISIS-it, ekziston një rrezik për rritjen e sulmuesve vetëvrasës të vendosur të vijnë në Evropë, ndoshta që veprojnë edhe vetëm, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka dëshmi se ndonjë prej njerëzve në listë nuk kanë hyrë në Evropë, por që thuhet se kjo listë e INTERPOL-it është projektuar për të parë nëse burimet e inteligjencës së BE-së kanë detaje mbi individët e dyshuar.

Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it më 27 maj, përcakton grupin e luftëtarëve si individë që “mund të jenë trajnuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje shpërthyese të improvizuara në mënyrë që të shkaktojnë vdekje dhe lëndime serioze. Besohet se ata mund të udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në aktivitete terroriste “.

Të dhënat u grumbulluan fillimisht nga Shërbimi i Inteligjencës në Amerikë “përmes kanaleve të besueshme”për tu dorëzuar më pas FBI-së e më pas i është dhënë INTERPOL-it.

Një shënim i bashkangjitur në listën e INTERPOL-it që qarkullonte në Itali shpjegon se si u ndërtua baza e të dhënave terroriste, duke i bashkuar pjesët e enigmës nga qindra elementë, kryesisht të mbledhur kur u zbuluan zyrat qendrore e ISIS-it.

“Njerëzit janë identifikuar përmes materialeve që gjenden në vendet e fshehura të Isilit, shtetit islamik të Irakut dhe Levantit”.

Shënimi shton se “del që ato subjekte mund të kenë manifestuar gatishmëri për të kryer një sulm vetëvrasës për të mbështeturs Islamin”, transmeton Klan Kosova.

Lista tregon emrat e të dyshuarve që ISIS i ka rekretuar, adresa e tyre e fundit e mundshme duke përfshirë xhaminë në të cilën ata kanë frekuentuar kur nuk ishin pjesë e luftimeve, fotografinë e nënës dhe fotografitë e tyre.

Për secilin prej luftëtarëve u krijua një ID për të siguruar që secili vend anëtar në rrjetin e INTERPOL-it mund të integrojë të dhënat me bazat e të dhënave lokale.

INTERPOL-i u ka kërkuar partnerëve të saj kombëtarë shkëmbimin e çfarëdo informacioni që mund të kenë rreth çdo emri në listë dhe çdo të dhënë tjetër që kanë në dosjet e tyre, si kalimet kufitare, veprat penale të mëparshme, të dhënat biometrike, numrat e pasaportave, aktiviteti në mediat sociale dhe historinë e udhëtimit.

Informacioni pastaj do të përfshihet në bazën e të dhënave të kërkimit automatik të INTERPOL-it në mënyrë që të mund t’i vendosë emrat në një listë të mbykëqyrjes dhe hetimit të nivelit më të lartë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme