Por ka një kohë që lista është pastruar dhe në uebfaqe gjenden vetëm dy të kërkuar publikisht.
Dzemal Kapetanovic dhe Florim Hoxha janë dy të kërkuarit e vetëm që shfaqen nëse bëjmë “search” të “Under UNMIK- Kosovo (mandate), transmeton Indeksonline.
Lista mund të jetë e gjatë e kosovarëve të kërkuar nga Interpoli, mirëpo publikisht kërkohen vetëm Kapetanovic dhe Hoxha. Derisa i pari ka lindur në Çeki, Hoxha vjen nga Rahoveci.
Kosova nuk figuron ende si shtet në Interpol pasi kjo organizatë e sigurisë ndërkombëtare ende nuk e ka njohur atë si anëtare.
E derisa në vendin tonë të shpallur publikisht janë vetëm dy persona, në Shqipëri lista është shumë më e gjatë. Janë 160 shtetas të këtij vendi që po kërkohen publikisht prej vitesh nëpërmjet faqes së Interpolit.