Intervista ku Bashar al-Assad fliste për Kosovën duke e vajtuar Serbinë

Presidenti sirian, Bashar Assad në një intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ të vitit 2016, pati folur për problemin e Sirisë dhe raportet e tij me Serbinë.

Ai pati thënë se ‘Siria po përjetonte atë që kishte përjetuar Serbia në vitin 1999’

Ja pjesa e intervistës ku Assad fliste për problemin mes Kosovës dhe Serbisë si dhe intervista e plotë ne gjuhën angleze KËTU!

Politika: Zoti President, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Sirisë. A keni ndonjë mesazh për popullin serb?

Assad: Mendoj se nuk kemi  bërë aq sa kemi mundur të bëjmë, nga të dyjat anët, para luftës. Natyrisht, lufta do të lë pasojat e saj në raporet mes dy vendeve, të cilat mund të jenë të kuptueshme, por ne duhet të planifikojmë për herët tjera sepse vendi juaj ka përjetuar një aggression në kohën e Jugosllavisë dhe mendoj se njerëzit ende po e paguajnë çmimin e asaj lufte. E dyta, lufta në vendin tuaj është portretizuar në të njëjtën mënyrë; si një luftë humanitare ku Perëndimi ka dashur të intervenojë nën arsyetimin se po kryhej agresion nga një komunitet në komunitetin tjetër. Kështu që, shumë njerëz në botë e besojnë këtë histori, ngjashëm është edhe në Siri, ata e përdorin maskën e njëjtë, maskën e humanitarizmit.

Aktualisht, Perëndimit nuk i bën fare për qytetarët tuaj, atyre nuk u intereson as për qytetarët tonë, atyre nuk u intereson për askënd në këtë botë, ata vetëm duan të arrijnë interest e tyre. Kështu që besoj, kemi të njëjtat leksione edhe këtu, porn ë një rajon të ndryshëm. Po flasim për dy dekada diferencë, ndoshta ka diferencë në kohën kur po zhvillohen ngjarjet, por përmbajtja është e ngjashme. Kështu që mendoj se ne duhet të ndërtojmë raporte më të mira (me Serbinë v.j.) sin ë aspketin kulturot, ekonomik, politik në mënyrë që të forcojmë pozicionin tonë në rajon.

Politika: Por, qeveria siriane, ju dhe shteti sirian, e mbështesni Serbinë në problemin e Kosovës?

Assad: Po, ne e bëjmë këtë. E bejmë megjithëse Turqia dëshiron ta ketë ndikimin e saj rreth Kosovës, natyrisht pra në favorin e Kosovës por ne e refuzojmë këtë. Kjo ishte para luftës por pavarësisht raporteve tona atëherë, ne patëm vendosur ta mbështesim Serbinë. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=ZpcZwC6TI9A

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme