INTERVISTË| Gent Toska: Fillimi i sezonit të dytë i “Heronjëve të rinj” do të vjen me risi të shumta

Foto ALMAKOS

Këtë radhë të ftuar për intervistë në Almakos e kemi Gent Toskën. Udhëheqës i emisionit “Heronjêt e Rinj”, i cili tashmë është shndërruar në model në shoqërinë tonë. Ndaj, ju ftojmë më poshtë të ndiqni një intervistë mjaft interesante me të.

Almakos: Sezoni i dytë i Heronjëve të rinj tashmë është duke u zhvilluar. Me pak fjalë, cili është qëllimi që dëshironi ta arrini me këtë TV Show rinor?

Toska: Fillimi i sezonit të dytë i “Heronjëve të rinj” sjell risi dhe inkluzivitet në shoqërinë tonë. Qëllimi i këtij projekti televiziv është integrimi, pavarësimi, zhvillimi individual dhe aftësimi i të rinjëve nӫ lidhje me shumӫ çӫshtje aktuale nӫ vendin tonӫ.

Nӫpӫrmjet projektit “Heronjtë e rinj” dhe metodave, zhvillimit dhe evoluimit individual mӫsohet gjindshmӫria dhe bӫhet njӫ shkӫputje e pjesӫrishme nga pavarësimi i nevojӫs pӫr tӫ patur njӫ sistem mbӫshtetӫs pӫr t’i aritur pikat e tua të caktuara dhe kulminacionet qӫ i ke vendosur vetes duke i dhӫnӫ hapsirӫ dhe pӫrparsi vetes drejt pavarësimit dhe zhvillimit profesional.

Almakos: Si zhvilloheshte miqësia me individë të rinj ambicioz me një histori kaq të ndryshme (me etni të ndryshme, vendbanime të ndryshme nga pjesë të ndryshme të Maqedonisë etj.)

Toska: E bukura e jetës është vet fakti se çdo njeri që e takon sado që është i ngjajshëm me ty, pa marr parasysh gjërave që ju lidhin janë po ashtu edhe gjërat të cilat na dallojnë nga njëri-tjetri. Inkluziviteti është një ndër karakteristikat më të frytshme dhe të veçanta të këtij TV Show. Sepse me pjesëmarrjen e etniciteteve, kulturave , traditave dhe qëndrimeve të ndryshme njeriu arrin ta edukoj veten dhe mbi të gjitha të zhvilloj empatinë dhe të gezoj diverzitetin.

Almakos: A keni hasur ndonjë vështirësi në xhirimet e sezonit të ri në kushtet e COVID-19?

Toska: Sigurisht që COVID ka pasur një ndikim negativ global po ashtu edhe neve na ka limituar në aktivitetet tona dhe përfshirjen e të rinjëve nëpër aktivitete të cilat organizohen posaqërisht për atë qëllim. Mirëpo pa marr parasysh limitimeve , duke respektuar restriksionet dhe duke i marr masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit tonë arritëm deri në realizimin e sezonit të dytë të këtij TV Show rinor.

Almakos: Cila ishte sfida më e madhe gjatë xhirimeve të dy sezoneve të shfaqjes?

Toska: Sfida më e madhe ishte realizimi i sezonit të dytë të “Heronjëve të rinj” në një kohë pandemie botërore ku u limituam në aktivitete, mirëpo asgjë nuk na ndaloi neve për të qenë produktiv.

Almakos: Si ishte bashkëpunimi midis të rinjve me etni të ndryshme?

Toska: Bashkpunimi i të rinjëve me etnicitete të ndryshme kishte ndikim jashtëzakonisht të mirë , ku të rinjtë u adaptuan dhe u socializuan me kultura dhe fryma të reja ku kishte një harmoni, kreativitet dhe vullnet, dhe bashkarisht krijuan një rreth dhe ambient të përshtatshëm dhe të përbashkët për njëri-tjetrin.

Almakos: Cili është epilogu i sezonit të parë të këtij TV Show rinor? A u zhvillua ndonjë nga sfidat në diçka më të madhe?

Toska: Nga sezoni i parë do të theksoja ndikimin dhe kontributin e finalistëve në marshin për ajër të pastër, si dhe aksionin për pastrimin e shtigjeve të alpinizmit dhe çiklizmit në Malin Plaçkovica, i cili ishte pjesë e sfidës së Matej-it nga Vinica. Nisma e tij inkurajoi shumë të rinj që i’u bashkuan misionit të tij dhe së bashku formuan një organizatë mjedisore për të rinjtë dhe një shoqatë për çiklizëm malor.

Gjithashtu do të shtoja se pas një suksesit tepër të madh të sezonit të parë interesimi për pjesëmarrje dukshëm u rrit deri në trefish për sezonin e dytë, gjë që tregon qartӫ kualitetin, profesionalitetin dhe bashkëveprimin e Heronjëve të rinj. Po në të njëjtën kohë, njësia matëse e gjithë shfaqjes tonë është kjo, sa të kënaqur prej neve janë njerëzit që na ndjekin po ashtu dëshira e zjarrtë e atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e jona.

Almakos: Cila është sfida e juaj e preferuar nga pjesëmarrësit në sezonin e ri?

Toska: Kur punon me njerëz aq të talentuar, aktiv dhe me vullnet është vështirë të dallosh apo të veçosh njërin prej tyre pasi që secili nga pjesëmarrësit është pjesë plotësuese e mozaikut të njëri-tjetrit. Prandaj pa dalluar asnjë, me shumë bindje them që bashkarisht kanë kryer një punë të shkëlqyer pa u munguar motivimi në asnjë sekond të vetme.

*TV Show Rinor “Heronjët e Rinj” është pjesë e projektit 4 vjeçar “Avancimi i Kohezionit Social në Maqedoninë e Veriut” i mbështetur financiarisht nga USAID dhe i implementuar nga ana e Search for Common Ground.

KLIKO KËTU PËR TË SHKUAR TE YOUTUBE KANALI.

KLIKO KËTU PËR FAN-FAQEN NË FACEBOOK.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme