Intervistohet ish-drejtori i AKI-së për gylenistët

Komisioni Hetimor Parlamentar, ka filluar intervistomini e ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Ditën e sotme ishte paralajmëruar që të intervistoheshin tre zyrtarët shtetërorë, ish drejtori i AKI-së, Driton Gashi, inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por këta dy të fundit sot nuk do intervistohen për shkak të agjendave të tyre.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka kundërshtuar që intervistimi i drejtorit të AKI-së të bëhet i mbyllur për media, pasi siç tha ai informatat që mund të thuhen sot në komision nuk paraqesin rrezik dhe janë në interes të qytetarit.

E ndonëse me këtë u pajtua kryetari i këtij komision, Xhelal Sfeqla, tha se për shkak të ndjeshmërisë është më korrekte që intervistimi të bëhet pa praninë e mediave.

Ndryshe, intervistimi i ish drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka vazhduar të bëhet i mbyllur për media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme