Invalidët e luftës së UÇK-së në Prizren po ikin nga Kosova

Njëzeteshtatë invalidë të luftës së UÇK-së, kanë braktisur Prizrenin dhe Kosovën. Arsyeja e braktisjes së vendit për të cilin luftuan, ka qenë mungesa e një vendi të punës.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Prizren, Burim Shala tha se shqetësimet e tyre për gjendjen e invalidëve, kanë hasur në veshë të shurdhër nga institucionet.

“ 27 invalidë janë jashtë shtetit të Kosovës”, tregon Shala.

Sipas tij, Shoqata e Invalidëve në Prizren, numëron 174 invalidë të luftës. Prej tyre 27 kanë dalë jashtë shtetit, 93 kanë gjetur vende të punës, 46 janë të papunë, kurse 8 kanë vdekur.

“ 68 invalidë vazhdimisht janë në trajtim mjekësor dhe përdorin barna të ndryshme”, tregon ai, shkruan PrizrenPress.com.

Shala tha se vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e punësimit të invalidëve, mirëpo kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Gjithmonë e kemi ngritur çështjen e punësimit, por gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhur”, tha Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme