Investitorë amerikanë të gatshëm për të investuar në sektorin bankar në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me datë 10 prill 2018 priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA, të kryesuar nga Presidenti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm Ismet Smajli dhe Drejtorin Naim Dedushaj, transmeton Koha.net.

Guvernatori Mehmeti falënderoi delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Republikën e Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme