Investitorët gjermanë shprehin interesim për “Trepçën” dhe Brezovicën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, ka deklaruar se kjo ambasadë është e interesuar të jetë një urë lidhëse mes të shtetit gjerman dhe Kosovës.

Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka deklaruar se investitorët gjerman kanë shprehur interesim për “Trepçën” dhe Brezovicën. Xhakaliu ka thënë së ndihma e Gjermanisë është e pa shmangshme edhe në vitet e ardhshme. “Kemi pasur disa vizita me kompani të mëdha gjermane në aspektin e investimeve në energji, në bujqësi dhe në çështjen e industrisë, sidomos tani kur dihet që ‘Trepça’ ka ligjin. Sidomos jemi duke promovuar jashtëzakonisht shumë për investime të mëdha edhe për projektin e Brezovicës, meqenëse kompanitë e mëdha gjermane kanë më tepër interesim që të kenë kontakte direkte me shtetin apo me qeverinë. Andaj, në bazë të aprovimit të Ligjit për Investime Direkte, besojë që do të jetë një hapësirë e mundshme që të kemi edhe investime në projekte të mëdha. Sa i përket aspektit të insistimeve të vogla, ne kemi disa kompani gjermane të cilat sidomos në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë, kanë investuar dhe kanë shprehur interesim për investim në bujqësi dhe në shërbime”, ka deklaruar ai.
Sipas ambasadorit Xhakaliu vetëm në rrethinën e Munhenit janë të regjistruara mbi 600 kompani të ndryshme nga Kosova, kompani të vogla dhe të mesme. Numri i bashkatdhetarëve nga Kosova në Gjermani është mbi 350 mijë, dhe kjo shifër po konsiderohet mjaft e lartë për ambasadorin Xhakaliu.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme