iPhone 8 me tre versione që do të mbushen me WiFi

Deri tani ka pasur shumë thashetheme rreth smartfonëve të ri të Apple, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, ndërsa priten të jenë tre versione që do të lansohen gjatë këtij viti, transmeton koha.net.

Thuhet se njëri iPhone 8 do të jetë 4.7-inch ndërsa dy të tjerë do të jenë iPhone Plus me 5.5-inch, ndërsa njëri prej tyre do të ketë ekranin OLED, transmeton koha.net.

Më parë është thënë se iPhone 8 i ri do të ketë shasinë nga xhami dhe çeliku i pandryshkur, dhe do të jetë komplet i ridizajnuar.

Sipas një raportimi të fundit, iPhonët e ri do të mbushen me Wireless dhe do t’i prodhojë Lite-On, furnizuesi i Apple për komponentët e mbushjes me wireless.

Apple pritet që të lansojë iPhonët e ri në shtator të 2017-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme