Irani ka akuzuar SHBA-të për ndërhyrjen “groteske” në punët e saj të brendshme në një letër në OKB, transmeton Klan Kosova.
Aty thuhet se liderët amerikanë kanë nxitur iranianët që të angazhohen në veprime shkatërruese të cilat shkelën të drejtën ndërkombëtare.
Njëzet e një persona vdiqën në gjashtë ditë protesta të shkaktuara nga problemet ekonomike të Iranit, të cilat përfshinë disa qytete.
Të enjten mediat shtetërore u përqëndruan në tubimet pro-qeveritare pas një nate të dytë pa njoftime për protesta të mëdha.