Irani dënon britaniken me 10 vjet burgim për spiunazh në favor të Izraelit

Zyrtarët e sistemit të drejtësisë në Republikën Islamike të Iranit kanë njoftuar se tre persona, përfshirë një grua britanike me shtetësi të dyfishtë, është shpallur fajtore dhe është dënuar në lidhje me akuzat për spiunazh.

Gjatë konferencës javore për gazetarë, zëdhënësi i gjykatave, Gholamhossein Esmaeli tha se zonja Anusheh Ashuri, e cila është identifikuar si qytetare me shtetësi të dyfishtë, është akuzuar për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad.

“Anusheh Ashuri ka qenë e lidhur me Mossad-in dhe i ka dërguar shumë informata të inteligjencës Izraelit. Ajo është dënuar me 10 vjet burgim për spiunazh dhe dy vjet burgim për marrje të parave në mënyrë ilegale”, tha zëdhënësi.

Ndryshe, qeveria e Britanisë së Madhe ende nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi për dënimin e qytetares së saj.

Autoritetet e Iranit shpesh arrestojnë qytetarë të huaj për shkak të dyshimeve për aktivitet të fshehtë, shkruan “Independent”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme