Presidenti iranian Hassan Rouhani ka bërë thirrje për një hetim të paanshëm të sulmit të dyshuar kimik që ndodhi këtë javë në Siri dhe paralajmëroi se sulmet amerikane rrezikuan eskalimin e ekstremizmit në rajon.
“Po kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar për gjetjen e fakteve, për të gjetur se nga erdhën këto armë kimike”, tha Rouhani gjatë një fjalimi.
Megjithatë, në një postim për raketat amerikane që goditën një bazë ajrore në Siri, Rouhani tha: “Agresioni i SHBA-së kundër Shayrat (bazës ajrore) forcon ekstremizimin dhe terrorin rajonal, paligjshmërinë globale dhe paqëndrueshmërinë, dhe duhet të dënohet”.
Irani thotë se ka këshilltarë ushtarakë dhe vullnetarë në Siri por mohon të ketë ndonjë forcë konvencionale në terren.