Krerë të shtetit, analist e të tjerë dolën kundër këtij veprimi të Shqipërisë, duke thënë se Amerikës shqiptarët nuk duhet t’ia kthejnë shpinën e as të dalin kundër.
I rreptë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët”, raporton lajmi.net.
Megjithatë pa kaluar as 24 orë pas kësaj deklarate, Thaçi është rreshtuar fuqishëm kundër SHBA-ve. Në këtë rast Thaçi po del kundër SHBA-ve në idenë e tij që duhet të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale.
E SHBA është jashtëzakonisht e pakënaqur me këtë qasje të Thaçit dhe të tjerë që po kërkojnë një gjë të tillë.
Ka qenë ambasadori amerikan që i ka lutur sonte krerët e shtetit që mos të ndërmarrin një hap të tillë, sepse do të ishte shkatërrues për të ardhmen e Kosovës.
Konsistencë në mendime, por jo edhe në veprime?! /Lajmi.net/