Isa Mustafa do të garojë me Xenin në Komunën e Gjakovës?

Duket se nuk do të jetë vetëm kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli ai i cili mendon të garojë me një këngëtar në zgjedhjet lokale në Komunën e Ferizijit, përkatësisht me Labinot Tahirin – Labi. Afërsia midis këngëtarit gjakovar, Shkelzen Jetishi – Xeni dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngjallur dyshime se i pari i LDK’së mund ta ndjek “trendin” e garimit me këngëtarë në zgjedhje komunale.

Përndryshe, deri më tani, dihet se në garë për zgjedhjet në komunën e Gjakovës, pos kryetares aktuale Mimoza Kusari – Lila, do të jetë edhe Ardian Gjini nga AAK. Driton Caushi i VV’së dhe Hajdar Beqa nga PDK janë edhe dy emra tjerë të lakuar në opinion, përderisa LDK deri më tani zyrtarisht nuk ka shpallur asnjë kandidat potencial, pos kësaj fotoje nga takimi i kryeministrit Mustafa me Xenin, i cili është këngëtar i popullarizuar gjakovar./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme